Rrethuan të riun për t’i grabitur sendet personale, arrestohen 4 të mitur në Tiranë

15 Shkurt 2025 | 16:00

Një 21-vjeçar ka rënë viktimë e një tentative grabitjeje në kryeqytet, teksa katër të mitur e kanë rrethuar, ku përmes kanosjes dhe dhunës kanë tentuar t’i marrin me forcë sendet personale.

I riu ka njoftuar menjëherë policinë, duke bërë kallëzim për ngjarjen. Pas punës së shpejtë dhe të koordinuar të efektivëve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, janë identifikuar dhe arrestuar katër të miturit, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, në zonën e njohur si ish-Fusha e Aviacionit, ku të miturit dyshohen se kanë tentuar t’i marrin me dhunë sendet personale 21-vjeçarit.

Policia ka nisur hetime për të zbardhur dhe dokumentuar ngjarje të tjera të mundshme ku mund të jenë të përfshirë këta persona. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026