Mbreti Charles uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë.
Në letrën e Mbreti Charles III drejtuar presidentes Vjosa Osmani, thuhet se vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pret që ato ta forcojnë më tej miqësinë tonë.
“E nderuara zonja Presidente,
Unë dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë Juaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj shtetërore.
Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres ta forcojmë më tej miqësinë tonë.
Është shpresë dhe ambicie e imja e fortë që vendet tona të mund të bashkëpunojnë për të ndikuar pozitivisht në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht.
Unë dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë e madhe t’iu përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin që kemi para nesh”, shkruhet në letrën e Mbretit Charles III.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet