Politikanë të Kosovës në listën e zezë? Gazetari sqaron deklaratën e Vjosa Osmanit

16 Shkurt 2025 | 12:27

Mirlind Beluli, gazetar ishte i ftuar në Euronews Albania teksa ka komentuar mbi Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Amerikën, nisur dhe nga reagimi i Grenell për Kosovën dhe Kurtin.

Ai tha se Kosova nuk duhet të japë shumë komente lidhur deklaratat e Grenell pasi bashkëpunimi që Kosova synon me Amerikën, nuk lidhet vetëm me Grenell.

“Grenell është një figurë komplekse jo vetëm për Kosovën por globalisht. Ne si shtet i vogël duhet të kursejmë komentet ndaj një emisari special të SHBA-ve dhe ta kuptojmë që mundësia jonë për të bashkëpunuar me Amerikën nuk lidhet vetëm me Grenell, është Pentagoni, është Marco Rubio, pra janë disa rrjete politike me të cilat ne mund të bashkëpunojmë”, tha gazetari.

Ndërkohë, Beluli ka folur lidhur më një deklaratë të dhënë një vit më parë nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ka ndërhyrë për disa politikanë të Kosovës.

“Po është e vërtetë. Osmani ka deklaruar se disa politikanë të Kosovës mund të futeshin në listën e zezë. Presidentja ka theksuar se ka shpëtuar njerëz nga kjo listë e zezë, por nuk mendoj që e ka pasur për Albin Kurtin. Më shumë është përfolur për Xhelal Sveçlën, ministrin e Punëve të Brendshme që mund të përfundojë në listë të zezë apo të shpallet non grata. Ka qenë më shumë një lojë politike”, tha Mirlind Beluli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025