“5 mijë firma”! Elena Kocaqi: Partitë e reja kanë shumë sfida
Elena Kocaqi, nga partia e re Aleanca Kombëtare Shqiptare ishte e ftuar në Euronews Albania nga ku ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 majit si dhe sfidat e partive të reja.
Më tej, ajo ka treguar mbi fazën e punës në të cilën ndodhet teksa zhvillohen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.
Kocaqi shtoi se sfida kryesore në partinë e saj të re është afati kohor pasi në një kohë të shkurtër, duhet të kryhen disa procese.
“Ne partitë e reja jemi të penalizuara për zgjedhjet, sepse në vend që të merremi me organizimin dhe me gjetjen e figurave të përshtatshme për kandidatë për deputetë, që është një sfidë më vete, në gjithashtu, duhet të mbledhim 5 mijë firma të shoqëruara me karta të identitetit dhe është një periudhë shumë e shkurtër kohe që ti mbledhim dhe ti paraqesim në KQZ. Është e vështirë më shumë për shkak të afatit kohor. Është një sfidë.
U kërkoj edhe qytetarëve të mirëkuptojnë jo vetëm mua po të gjitha partitë e reja të cilat kanë dalë dhe nuk kanë deputet. Ka disa parti që duan të mbledhin dhe 7 mijë firma për koalicionet. Sygjeroj që qytetarët ta japin firmën nga kushdo që e kërkon pasi kjo është një mbështetje qytetare. Nuk është as votë, as antarësi, kjo është thjeshtë mbështetje për të hyrë në zgjedhje”, tha Elena Kocaqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia godet me raketa Ukrainën, ambasadori zbulon gjendjen e shqiptarëve në Kiev
Salianji për Euronews Albania, flet pas skualifikimit nga gara: Berisha vetë kandidat përjashtoi kanditatët, absurde
Temperatura të larta dhe thatësirë, meteorologia tregon si nis muaji maj
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta