Kolaps në proceset gjyqësore, qytetarët hasin vështirësi në kërkim të drejtësisë

16 Shkurt 2025 | 20:47

Largimi i dy gjykatave nga Vlora ka bërë që qytetarët të cilët janë në kërkim të drejtësisë të kalojnë sot 1001 peripeci. Avokate Elona Mone thotë se largimi i gjykatave ka bërë që të tej zgjaten proceset gjyqësore. Sipas avokates, për të shkuar deri në fund të një procesi gjyqësor, kur gjykatat ishin në Vlorë duheshin 4 vite, ndërsa sot që qytetarët duhet të përballen me apelimin e çështjeve në kryeqytet, afati është dyfishuar, duke shkuar deri në 8 vite.

“Në momentin që një qytetar niset për të zgjidhur një rast pranë gjykatës, që do një vendim gjyqësor për t’u zgjidhur konflikti, normalisht do përballet me hallkën e dytë që është apeli, vështirësia për të arritur zgjidhjen e çështjes, sepse kemi të bëjmë me një mungesë të efektivitetit të gjykimit për sa i përket efektit kohor. Për të zgjidhur një çështje në Gjykatën e Apelit nuk janë më afatet e mëparshme që minimalisht kërkonin 3 ose 4 vite për t’u zgjidhur në qytetin e Vlorës. Tashmë që është një gjykatë në të gjithë Shqipërinë e Apelit, kërkon 7 ose 8 vite,-tha Mone.

Avokate Elona Mone thotë se avokatët, kur duan të ndjekin një çështje në apel apo në Gjykatën Administrative, duhet të pezullojnë fillimisht të gjitha punët e tjera, çështjet gjyqësore që kanë në Vlorë dhe të gjithë ditën ta vendosin në dispozicion të vetëm një procesi gjyqësor.

“Në lidhje me kostot monetare që rëndojnë si te qytetari dhe te ne si avokatë, është një tjetër diskutim që mund dhe të zgjerohet, për shkak se fillon që nga momenti që avokati është i angazhuar nga qytetari ai duhet të lërë të gjithë ditën e punës, e të shkojë të angazhohet në Tiranë përgjatë gjithë ditës. Është kosto e qytetarit që duhet të paguajë këtë rrugë, të paguajë dietat e avokatit për largimin nga qyteti, pastaj lëre më ngarkesën e çështjes.

Për shkak të miratimit të hartës së re territoriale, në qytetin e Vlorës brenda pak vitesh, Gjykata e Apelit u largua, për t’iu krijuar një e vetme në kryeqytet, teksa gjithashtu pak muaj më pas u largua edhe Gjykata Administrative, duke u krijuar një e tillë rajonale në Lushnje, gjë e cila ka rritur shumë kostot që po rëndojnë në xhepat e qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026