I shoqëruar nga mbështetësit, Berisha paraqitet në GJKKO

17 Shkurt 2025 | 10:00

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur pranë oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cilën duhet ta zbatojë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Më herët, më datë 3 shkurt ai mori leje në Prokurorinë e Posaçme për shkak se udhëtoi jashtë Shqipërisë për një takim me ftesë të CDU-së lidhur me Kongresin që kjo forcë politike mbajti në Gjermani, ku prokurorët e SPAK të kësaj dosje, konkretisht Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, miratuan kërkesën e Berishës për të mos u paraqitur në datën e caktuar nga Gjykata.

Aktualisht pranë ambienteve të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme janë paraqitur simpatizantë dhe deputetë të PD, në mbështetje të Sali Berishës.

Gjithashtu janë marrë masa nga ana e Policisë së Shtetit për të ruajtur sigurinë dhe mbarëvajtjen e paraqitjes së Kreut të PD, paraqitje e cila pritet të zgjasë pak minuta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026