Bardhi kërkon shkarkimin e Hoxhës: Policia refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së Gardës

17 Shkurt 2025 | 11:14

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, duke e akuzuar atë për keqinformim të opinionit publik dhe neglizhencë të strukturave policore në mbrojtjen e institucioneve të drejtësisë.

Bardhi ngriti këtë kërkesë në Kuvend, duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk iu përgjigj thirrjes së Gardës së Republikës për të marrë masa shtesë sigurie para godinave të SPAK dhe GJKKO, ku ishin mbledhur mbështetës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Në emër të grupit parlamentar të PD-së, kërkoj që të thirret në seancë ministri i Brendshëm, i cili keqinformoi opinionin publik dhe Kuvendin e Shqipërisë duke pretenduar se policia nuk kishte dijeni për turmën e punonjësve të Bashkisë para GJKKO-së gjatë seancës për masën ndaj Veliajt,” – deklaroi Bardhi.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë kishin njoftuar në kohë për rrezikun që paraqiste prania e turmës.

“Qoftë GJKKO, qoftë SPAK, kanë konfirmuar zyrtarisht se, përmes Gardës, kishin njoftuar për cenimin e sigurisë së ambienteve të tyre drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Megjithatë, në një veprim të paprecedentë, policia jo vetëm që nuk ndërhyri, por refuzoi hapur t’i përgjigjej thirrjes së Gardës”, – tha Bardhi.

Ai e cilësoi këtë situatë si një sulm të qeverisë ndaj sistemit gjyqësor.

“Po flasim për një grusht shteti të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor. Mesazhi që po u dërgohet gjyqtarëve dhe prokurorëve është i qartë: nëse merrni vendime pa lejen e Edi Ramës, ju lihen pa mbrojtje dhe kërcënoheni.”

Gjithashtu, Bardhi akuzoi policinë për një qëndrim të pasaktë mbi situatën.

“Policia dha një qëndrim absurd duke pretenduar se nuk kishte njoftim dhe se tubimi ishte krijuar spontanisht. Por, nëse një tubim është spontan dhe i paligjshëm, atëherë policia duhet të kishte ndërhyrë për ta shpërndarë atë,” – u shpreh ai.

Në përfundim, ai kërkoi që ministri i Brendshëm të dalë në seancë për të dhënë shpjegime dhe të mbajë përgjegjësi për, siç e cilësoi ai, mashtrimin e publikut dhe institucioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026