I rrethuar nga mbështetësit, Berisha fjalim para SPAK, dënon tubimin për Veliajn
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur pranë oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të cilën duhet ta zbatojë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Pasi qëndroi vetëm disa minuta brenda SPAK, Berisha në fjalën para mbështetësve lexoi një letër që i la oficerit të policisë gjyqësore.
“I lashë Altin Lalës letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë të mentorit Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë, Edi Rama. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do të ketë në Shqipëri. Firmosur: Sali Berisha.”
Në fjalimin para mbështetësve të tij para SPAK, Berisha kritikoi ashpër tubimin në mbështetje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt ndërsa e krahasoi situatën e krijuar para GJKKO-së me episodet e viteve ’80 në Kolumbi, duke e quajtur ngjarjen një “sulm institucional”.
“Sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist dhe banditesk të narko-qeverisë dhe narko-bashkisë së Ramës, të cilët morën peng për orë të tëra gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve 1980 kur Escobar sulmoi gjykatën dhe pati viktima të shumta. Pas 40 e ca vitesh, Edi-Scobar kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë. Në historinë e botës ka vetëm dy raste: rasti Escobar dhe rasti Edi-Scobar.”
Duke vijuar me akuzat e tij, ai deklaroi se protesta e zhvilluar në mbështetje të Veliajt nuk ishte një protestë e zakonshme, por një “grusht shteti nga brenda shtetit”.
“Ka me qindra raste protestash opozitare apo të grupeve të interesit para gjykatave dhe prokurorive, por një protestë shtetërore nga organet shtetërore përben një grusht shteti brenda shtetit. I garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim do të regjistrohet dhe ata do të ndëshkohen në mënyrë shembullore.”
Berisha u shfaq i rrethuar nga mbështetësit e tij, të cilët e duartrokitën dhe brohoritën gjatë fjalimit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara