Scholz: Të mos ketë ndarje mes SHBA-së dhe BE-së në bisedimet për paqe në Ukrainë

17 Shkurt 2025 | 19:50

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të hënën për unitet mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara sa i përket përgjegjësisë dhe garantimit të sigurisë për Ukrainën.

Ai i ka bërë këto komente pak orë pas deklarimeve të zyrtarëve amerikanë se Bashkimi Evropian mund të mos konsultohet për nisje të bisedimeve për paqe me Rusinë, me qëllim të dhënies fund të luftës në Ukrainë.

“Nuk duhet të ketë ndasi për sigurinë dhe përgjegjësinë në mes të Evropës dhe SHBA-së”, ka thënë Scholz për gazetarët, pas mbajtjes së një samiti urgjent evropian në Paris.

“Me fjalë tjera, NATO-ja funksionon mbi faktin se ne veprojmë gjithmonë së bashku dhe ndajmë rrezikun, dhe kështu edhe garantojmë siguri. Kjo nuk duhet të vihet në pikëpyetje”, ka thënë mes tjerash Scholz.

Përveç Scholzit, pjesë e takimit ka qenë kryeministri britanik Keir Starmer, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shefi i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, si nikoqir i takimit.

Kancelari gjerman e ka quajtur shumë të hershëm diskutimin për dërgimin e forcave evropiane paqeruajtëse në Ukrainën.

“Jam pak i irrituar nga këto debate”, ka thënë Scholz pas takimit me liderët evropianë.

Sipas tij, ky diskutim nuk po bëhet në kohën e duhur, sepse ende nuk është arritur paqja, por Ukraina është në mesin e një lufte brutale të nisur nga Rusia.

Në nisje të samitit, kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë se është i gatshëm të dërgojë forca paqeruajtëse në Ukrainë, nëse është e nevojshme.

Edhe Macroni ka kohë që bën thirrje për formim të një force evropiane paqeruajtëse.

Scholz ka thënë se është krejtësisht kundër dërgimit të ushtarëve në Ukrainë pa përfshirjen amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026