Nisin karnavalet e Shkodrës, organizime festive për 7 ditë
17 shkurti ka startuar mes aktiviteteve të shumta festën e Karnavaleve tradicionale në qytetin e Shkodrës.
Kanë qenë fillimisht nxënësit e shkollave që kanë përformuar në pedonalen e qytetit bejtën tradicionale të karnavalit.
Drejtoresha e kulturës në Shkodër, Sara Smaja , jep detaje nga organizimet që janë menduar për festën e karnavalit përgjatë shtatë ditëve në qytetin e Shkodrës.
““Shfaqje të tilla sit e sheshi te pedonalja duke vallëzuar pasditet që do të jetë bashkia e hapur me puntori, do të ketë muzikë më Dj, mapping show në fasadën e bashkisë për arritur te fundjava pastaj që na pret me shumë surpriza , do ketë koncerte të premten në darkë, të shtunën në darke. Të shtunën për herë të parë bëhet parade e madhe pasdite e cila do të jetë me spektakël dritash, me butafori të mëdha , me muzikë”,-tha Sara Smaja.
Festimet do të kulmojnë të dielën kur bëhet dhe djegia e dordolecit, simbol i karnavalit.
Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla.
Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në 1860, për tu ndërprerë gjatë periudhës moniste e për tu rikthyer pas shembjes së këtij sistemi.
Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan, por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi