“S’ka SPAK e GJKKO të më bëjë të heq dorë nga parimet” – Avokati reagon pas dënimit
Ish-kreu i avokatisë së Korçës ka reaguar pas vendimit të GJKKO për të lënë në fuqi dënimin me 2 vjet burg ndaj tij për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Lena e cilëson persekutim vendimin e gjykatës ndaj tij ndërsa shprehet se as SPAK dhe as GJKKO nuk do ta bëjnë të heqë dorë nga parimet.
“Situatat e veshtira ne jete jane si tallazet e detit. Duket sikur do te behet qameti, por pasi kalojne shikon se kane pastruar mbeturinat , duke lene vetem sendet me Vlere. Nuk ka SPAK apo GJKKO, te dirigjuara dhe te orientuara qe te me beje te heq dore nga parimet qe kam pasur gjithe jeten time, Asnje individ i akuzuar per nje veper penale qe denohet nga 2-4 vjet nuk ka pare kete persekutim qe me behet mua. Statistikat e ketyre institucioneve e vertetojne plotesisht kete. Ato qe kam deklaruar ne media koha po i verteton. Asgje nuk do te ndale shkuljen e te keqes nga ky vend!!!” shkruan Lena.
Lena u arrestua në janar të këtij viti, me dyshimin se tentoi të ndikonte në gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafikim klandestinësh. Në maj, masa e tij u ndryshua në arrest shtëpie.
Në përputhje me vendimin e gjykatës, Lenës i ndalohet ushtrimi i funksionit për një periudhë 3-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)