Qëlloi me armë në ajër pas një konflikti me vëllanë, arrestohet 33-vjeçari në Dimal
Policia e Shtetit e njoftuar nga qytetarët në Dimal, ka ndërhyrë me shpejtësi duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar që mund të kishte pasoja të rënda.
Në mesnatë, një 33-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij në fshatin Goriçan, pas një konflikti me vëllanë e tij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë reaguar me shpejtësi, duke neutralizuar dhe arrestuar shtetasin L. T., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka vepruar në gjendje të dehur.
Në kuadër të operacionit të koduar “Telefonata”, Policia ka sekuestruar prova të rëndësishme dhe po vijon kërkimet për gjetjen e armës së përdorur në këtë ngjarje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi L. T. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta