Abdixhiku merr besimin e vetëm 58 për qind të votuesve të LDK-së

19 Shkurt 2025 | 18:45

Nga rezultatet preliminare të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 147 mijë 827 ose 17.67 për qind të votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtuara më 9 shkurt.

Ndërsa, kandidati për kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, ka marrë brenda listës në partinë e tij 87 mijë e 51 vota nga ato që janë numëruar deri më tani sipas raportimeve në media.

Krahas këtyre votave të numëruara deri tani që ka marrë LDK më 9 shkurt, del se 58 për qind të tyre i ka fituar Abdixhiku nga votat e përgjithshme në LDK, raporton KosovaPress.

Në zgjedhjet 2021, LDK ka pasur 110 mijë e 985 vota, apo 12.7 për qind.

Deri më tani nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara. Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.
Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026