EMRI| I akuzuar për vrasje në Shqipëri, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari

20 Shkurt 2025 | 10:01

Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri. Ai u arrestua në Gjermani  gjatë një operacioni të koduar “Versus” në prill 2024, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe homologëve të saj gjermanë.

I ekstraduari Vladimir Kola akuzohet për vrasjen me armë zjarri ndaj shtetasit me iniciale B.S. më 30 tetor 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026