“Unë nuk iki, kam një luftë për të mbaruar”, Rama: Balta e varrezave të Sharrës…
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës ku tha se ai nuk do ikë nga pushteti, pasi sipas tij ka një luftë për të mbaruar.
Ai tha para punonjësve të bashkisë se në politik u fut “nga balta e varrezave të Sharrës”, sipas tij kjo ka qenë arsyeja se përse pranoi aso kohe propozimin e ish-liderit të PS Fatos Nano.
“Nuk iki se unë kam një luftë për të mbaruar. Nuk e kam thënë ndonjëherë, mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha nga Franca për të përcjellë tim atë dhe u kthyem në shtëpi nga varrimi, ishim sikur ishim kthyer nga lufta, me baltën deri poshtë gjunjëve.
Prandaj nuk i ika dot tundimit që ti thosha po thirrjes së Edi Ramës për tu përfshirë në qeveri. Pastaj fati mua më nxori në krye të Bashkisë së tiranës, në një qytet që ishte kthyer në tokën e askujt me bikimin e bufit të kënetës, ku pushtohej çdo pëllëmbë e lirë dhe pemët binin si të pushkatuar përditë”,-tha Rama.
LEXONI GITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta