Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, kush janë personat e arrestuar

21 Shkurt 2025 | 10:56

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen e armëve të zjarrit.

Bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Fatjon Kodra dhe Elton Kaci, ndërsa janë shpallur në kërkim Florjan Aliu dhe Enea Zira.

Gjatë aksionit, u parandaluar një rast i shitjes së armëve dhe u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, 2 armë pistoleta dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se ishin destinuar për t’u shitur në Tiranë dhe Krujë.

Grupi kriminal dyshohet se ka operuar në Tiranë, Fushë Krujë dhe Thumanë, duke shpërndarë armë zjarri. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e individëve të tjerë të përfshirë. Po ashtu, vazhdojnë operacionet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera me metoda proaktive, në kuadër të një procedimi penal të nisur për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Heliks”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit: F. K., 18 vjeç dhe E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, shitnin armë zjarri në Tiranë, në Fushë Krujë dhe në Thumanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026