Deklarata e Limajt për koalicion të mundshëm me LVV, reagon Haradinaj
Një deklaratë e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj lidhur me mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, ka ngjallur reagime.
Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit, tashmë kanë nisur edhe deklaratat lidhur me formimin e qeverisë, rrjedhimisht koalicioneve qeverisëse që mund të jenë.
Limaj mbrëmë ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se kush i bën ftesë për t’u ulur në tavolinë, ai do t’i përgjigjej “për të mirën e vendit”.
Kryetari i Nismës, subjekti i të cilit deri tani ka fituar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me AAK-në janë parti të ndara, ndërsa ka shtuar se Kosova ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.
Ndërkohë, sot ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj sot në mëngjes ka reaguar duke thënë se “E keqja ka emër – Albin Kurti”.
Po ashtu, ka reaguar edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Ai shkruan se Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike.
“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga aktorë politik e parpolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikëri koalicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike. Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike”, ka shkruar ai.
Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte