Vodhi çantën me 4.5 milionë lekë nga një makinë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari

23 Shkurt 2025 | 09:25

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i dënuar më parë disa herë për vjedhje, në kuadër të operacionit të koduar “Përsëritësi”.

Sipas njoftimit zyrtar, Gurjan Trajani (Mitro) dyshohet se ka vjedhur një çantë me një shumë të konsiderueshme parash nga një automjet të parkuar në zonën e Medresesë në pronasi të një gruaje me inicialet B.L. e cila  ka raportuar menjëherë ngjarjen, duke vënë në lëvizje shërbimet policore.

Pas një pune intensive hetimore, bazuar në inteligjencën policore dhe metodat moderne të gjurmimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Gurjan Trajani (Mitro), 46 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia sekuestroi rreth 45 milionë lekë të vjetra (një pjesë në euro dhe dollarë), të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo vjedhje.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026