“Investitorët tregojnë besim”, ekspertët: Eurobondi shqiptar shfaqi interes të lartë
Qeveria ka siguruar një Eurobond me vlerë 650 milionë euro në bursën angleze, me një normë interesi prej 5% dhe afat shlyerjeje 10-vjeçar.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky borxh është marrë me kushte të favorshme, falë interesit të lartë të investitorëve.
Eksperti Elvin Meka vlerëson se marrëveshja për këtë Eurobond është brenda niveleve optimale, duke pasur parasysh normat e interesit në tregun ndërkombëtar dhe primin e rrezikut të aplikuar mbi këtë normë.
“Fakti që kishte një kërkesë të lartë për blerjen e këtij Eurobondi tregon se Shqipëria ka kaluar fazën e mosbesimit në tregjet ndërkombëtare,” shprehet Meka.
Fillimisht, norma e interesit ishte 5.5%, por për shkak të interesit të madh të investitorëve, ajo u ul në 5%, duke përmirësuar kushtet e marrëveshjes për qeverinë.
“Natyrisht, nga këndvështrimi i zhvillimit të Shqipërisë ndër vite, dalja në tregun ndërkombëtar me një Eurobond 10-vjeçar është një hap pozitiv. Më saktë, mund ta quajmë një notë pozitive. Vetë fakti që ka pasur një kërkesë shumë të lartë për blerjen e këtij Eurobondi në tregun ndërkombëtar tregon se Shqipëria e ka kaluar fazën e mosbesimit,” thotë eksperti Elvin Meka.
Ky është Eurobondi i shtatë i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.
I pari u emetua në vitin 2010 me vlerë 300 milionë euro, ndërsa pas tij kanë pasuar emetime të tjera në 2015, 2018, 2020 dhe 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura