Rama: Banka e Shqipërisë financim 250 mln euro për ndërmarrjet me fokus tek bujqësia

6 Shkurt 2025 | 11:56

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, agroturizëm, si sdhe inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se, ky është një proces që ka nisur disa kohë më parë.

“Me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do jenë me fokus tek bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës qendrore dhe bankave të nivelit të dytë. Një mënyrë kjo për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve, të investimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë”, tha Rama.

Ai theksoi se, ky është një hop i madh cilësor, shumë premtues për sektorin dhe për vendin, duke pasur parasysh dy gjëra.

“Së pari, ne kemi vendosur një objektiv tejet ambicioz që në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë në 1 miliardë euro. I kemi katërfishuar sepse sot jemi mbi 500 milionë euro eksporte, ndërkohë kishim pak më shumë sesa 100 milionë euro kur kemi marrë detyrën dhe arritja e objektivit prej 1 miliardë eurosh kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, një fuqi të shtuar të fermerëve dhe kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjes së volumit të sipërmarrjes në fshat”.

Por nga ana tjetër, sfida e konkurrencës dhe sfida e përshtatjes me rregulla dhe me standarde edhe më të larta është një sfidë shumë e madhe”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi dhe “Paketa e maleve” si një lehtësi në investimet ndaj vendeve rurale në Shqipëri.

“Në momentin që të miratohet nga Kuvendi dhe “Paketa e maleve”, do krijohet një lehtësi e re në raport me kolateralet duke i mundësuar të gjithë atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale, që të kenë garanci të plotë për investimin e tyre përmes një procesi të shpejtë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026