Sulmuan policinë, arrestohen 6 persona në veri të Mitrovicës
Gjashtë persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përshirë në një përleshje që ka ndodhur më 25 shkurt në rrugë “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për të ndaluar një konflikt, të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policor, shkruan KosovaPress.
Po ashtu bëhet me dije se tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore e më pas kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Më datë 25.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’. Te dyshuarit Alkool test: N.N. – 24 vjeçar 1.59 për qind, N.N. – 26 vjeçar 1.62 për qind, A.B. – 28 vjeçar 1.50 për qind, A.B. – 30 vjeçar 1.57 për qind, I.R. – 24 vjeçar 1.21 për qind, B.D. – 19 vjeçar 1.84 për qind”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë të dyshuarit pasi janë arrestuar janë dërguar në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)