Hyra mes ushtrisë serbe në luftën në Kosovë! Regjisori: Më shanin se po filmoja…

23 Shkurt 2025 | 17:55

Kosova jonë fitoi pavarësinë me 17 shkurt 2008…dhe këtë javë ne festuam 17-vjetorin por e shkuara nuk duhet harruar që mos të përsëritet!

Ndaj në këtë episod të Profil, gazetarja Greta Topjana ju sjell rrëfimin e regjisorit që në mes të luftës mori kamerën dhe filmoi masakrën e ndodhur në Kosovë nën kërcënimin e ushtrisë serbe!

Kujtimet dhe filmimet e asaj kohe i ndau në Profil, Bujar Kokonozi.

“Shkova të xhiroj sepse ishte një punë që duhej bërë. Ka qenë rreth 3 muaj para se të mbaronte lufta. Më 13 qershor ne kemi hyre nga Qafa e Morinit në Kukës dhe shkuam në Prizren. Aty ishin forcat ruse, zbresin nga një kodër, sapo kishte ardhur ushtria gjermane në atë kohë, dhe kam hyrë në mes serbëve dhe rusëve dhe kam filmuar aty. Ata vinin të droguar nga sipër dhe hidhnin me forcë armët. Aty ka qenë një moment shumë i rrezikshëm.

Shoferi që unë kisha me vete më thotë se nuk vi dot. Aty fola me Radio Kukësin dhe mora një shofer të atyre. U nisëm pas një makinë të CNN-it. Nga kufiri deri në Prizren ishte mbushur me forcat serbe që shanin. Isha mbi makinë dhe aty kam filmuar krejt pjesën e atij rrugëtimi. At e kuptuan që ishim nga Shqipëria dhe vetëm shanin, ne ndërkohë vazhdonim rrugën. Ishin të tmerrshëm”, tha regjisori Kokonozi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026