U dënua me formë të prerë, i hiqet licenca e avokatit ish-kreut të Kushtetueses

25 Shkurt 2025 | 11:34

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, pak ditë pasi u dënua në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për fshehje pasurie.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi ish-gjyqtarin me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.

Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Dedjan, por Gjykata dha dënimin me 6 muaj, vendim që u la në fuqi më 13 shkurt të këtij viti nga Apeli.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë.

Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë lidhur me një hua 10 mije euro të marrë nga kunati i tij. SPAK thekson se nga hetimi  huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e kaloi shkallën e parë të vetingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026