Vrasja makabre e Kejsi Hysës, “Apeli” lë në fuqi dënimin me 30 vite për Agron Tufën

25 Shkurt 2025 | 15:29

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Krujës për vrasjen makabre të Kejsi Hysës, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Kufoma e Hysës u gjet e fshehur në afërsi të Niklës, dhe hetimet e mëvonshme zbuluan se ngjarja lidhej me pazare të kanabisit.

Tufa, i cili dyshohet se ishte pjesë e konfliktit për trafikun e lëndëve narkotike, e kreu krimin me motive të lidhura me këtë aktivitet të paligjshëm.

Agron Tufa u arrestua në Itali në janar 2024 dhe u ekstradua në shtator të 2024.

Tufa, së bashku me një person tjetër, vrau 34-vjeçarin Kejsi Hysa, duke e qëlluar me armë dhe më pas i dogjën trupin. Trupi i viktimës u gjet i groposur në Nikël.

Tufa e kishte apeluar vendimin e vitit 2021 të Gjykatës së Krujës e cila e ka dënuar me 30 vite burg për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje ndërsa sot më 25 shkurt 2025, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 30 vite burg për të.

NJOFTIM PËR MEDIA

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm informon për zhvillimet e mëposhtme:

Në bazë të materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë regjistroi procedimin penal për ngjarjen e ndodhur më 07.07.2018, ku shtetasi me inicialet S.H. kallëzoi zhdukjen e djalit të tij, K.H. Pas marrjes në pyetje të shtetasit H.R., ky i fundit deklaroi se së bashku me shtetasin A.T. kishin vrarë dhe groposur K.H. pranë varrezave të lagjes.

Pas kërkesës së Prokurorisë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë u zhvillua gjykimi i çështjes penale ndaj të pandehurit A.T., i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, të parashikuara nga nenet 76-25, 278/1-25 dhe 303-25 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 99, datë 17.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë vendosi:

  • Dënimin e A.T. me 20 (njëzet) vite burgim për “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim.
  • Dënimin me 5 (pesë) vite burgim për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve”.
  • Dënimin me 5 (pesë) vite burgim për “Fshehjen ose asgjësimin e kufomës”.
  • Bashkimin e dënimeve dhe dënimin e përgjithshëm prej 30 (tridhjetë) vite burgim.
  • Dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

Më datë 06.01.2024, autoritetet italiane arrestuan A.T. për ekstradim në Shqipëri, i cili u realizua më 13.09.2024.

Mbi kërkesën për “Rivendosjen e afatit të ankimit” të paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i të dënuarit, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1244, datë 10.12.2024, vendosi rivendosjen e të dënuarit A.T. në afat për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes në apel, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me trup gjykues të përbërë nga Relatori Gjyqtar Fatri Islamaj dhe anëtaret Edlira Petri dhe Marsela Pepi, vendosi:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr. 99, datë 17.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Tiranë, më 25.02.2025
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026