​Ndalohet në Jarinjë një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

25 Shkurt 2025 | 16:31

Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës, ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka kryer Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Policia ka thënë se sipas hetimeve të kryera nga Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, i dyshuari me iniciale D.R. është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.

“I dyshuari është shoqëruar në Policinë e Kosovës, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës. Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është informuar për të gjitha veprimet hetimore dhe ka lëshuar aktvendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës është shprehur e përkushtuar të vazhdojë me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar drejtësi lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Jemi të gatshëm për komunikim me opozitën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se rezultatet përfundimtare do...
15:27 | 12/06/2026

Kryeministri Rama uron 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

Kryeministri Edi Rama, në rrjetin social Facebook, ka shprehur urimin e tij për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Përkrah mesazhit “Gëzuar 27-vjetorin-Ditën e Çlirimit”, Rama...
13:10 | 12/06/2026

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Duhet bërë bashkëpunim me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka folur për procesin e numërimit të votive si dhe formimin e institucioneve të reja. Kurti para...
11:28 | 12/06/2026