Makina përplas policin në zonën e Freskut, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

25 Shkurt 2025 | 18:58

Një punonjës policie jashtë shërbimit ka mbetur i lënduar pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, kur një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A.L., punonjës i policisë.

Policia ka njoftuar se punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sipas burimeve, ai është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026