Tiranë, 61-vjeçari bie nga skela, policia hetime për shkelje të sigurisë në punë
Një aksident në punë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një 61-vjeçar ka rënë nga skela.
Ngjarja ndodhi gjatë rikonstruktimit të një objekti, dhe si pasojë e rënies, punonjësi i firmës, shtetasi Z. V., u dërgua me urgjencë në spital për mjekim të specializuar dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. E., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjese e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga skela, gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, shtetasi Z. V., 61 vjeç. Si pasojë, 61-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reagon babai i 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër: Mediat të jenë më të kujdesshme
- Reagon babai i 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër: Mediat të jenë më të kujdesshme
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës