Reagon babai i 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër: Mediat të jenë më të kujdesshme

25 Shkurt 2025 | 17:13

Disa ditë pas ngjarjes tragjike në spitalin e Shkodrës, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën, ka reaguar babai i tij, Samed Hasmegaj, i cili mohoi shkrimet e mediave se vdekja e djalit mund të ketë ardhur nga përdorimi i një bari për minjtë.

Ai theksoi se nuk ka informacion të qartë për shkakun e vdekjes dhe kërkoi që të mos përhapen spekulime të pabaza.

Në një reagim për programin “People” në Euronews Albania, babai i fëmijës tha;

“As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin. Mediat kanë abuzuar me lajmet, unë vetë nuk i kam parë, por më kanë thënë të afërmit që në lajme thuhet se djali ka ndërruar jetë nga ilaci që mund të kem përdorur për minjtë, kjo nuk është e vërtetë. Mjekët më thanë në fillim se ndoshta mund të ketë qenë një gjendje gripale, por nuk e di. Pritemi të më thonë më shumë mjekët. Vajza është ende në gjendje të rëndë, mjekët nuk më kanë thënë ende se sa do të qëndrojë në spital. Edhe bashkëshortja është në spital dhe ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.”

Gjithashtu kanë reaguar edhe familjarët e 3-vjeçarit, duke hedhur poshtë aludimet se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhej fëmijën duke u shprehur se ngjarja është një fatkeqësi për familjen.

Ata konfirmuan se nuk kanë asnjë pretendim ndaj spitalit të Shkodrës dhe e falënderuan stafin mjekësor për përpjekjet e bëra.

Ndërkohë, ata kërkuan që mediat të tregohen të kujdesshme në raportimin e ngjarjes, duke pasur parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore të vajzës dhe shtatzëninë e nënës së fëmijëve. “Çdo lajm i pavërtetë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e saj,” thanë ata.

Gjendja shëndetësore e vajzës 7-vjeçare, e cila dyshohet të jetë helmuar së bashku me vëllanë 3-vjeçar, vijon të jetë e rëndë.

Ajo ndodhet aktualisht në QSUT në Tiranë, ndërsa djali ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës më 22 shkurt. Sipas informacionit nga spitali, fëmijët janë paraqitur për herë të parë për ndihmë mjekësore më 21 shkurt rreth orës 18:30.

Pas ekzaminimit, mjekët konstatuan simptoma të ngjashme me virozat e stinës, përfshirë të vjellat dhe komplikacione të tjera.

Mjekët kërkuan që djali 3-vjeçar të qëndronte në spital, por babai e refuzoi dhe e mori fëmijën në shtëpi, duke firmosur refuzimin e hospitalizimit në kartelën shëndetësore.

Një ditë më vonë, fëmijët u paraqitën përsëri në spital në gjendje të rënduar. Djali, i cili ishte sjellë në gjendje kritike, ka ndërruar jetë 15 minuta pas pranimit.

Vajza 7-vjeçare u dërgua me urgjencë në Tiranë, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin intensiv.

Sipas burimeve mjekësore, një përmirësim i gjendjes shëndetësore të vajzës është raportuar këtë të martë, ndërkohë që ajo vazhdon të mbetet nën mbikëqyrjen e mjekëve në QSUT.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me veprimet e mjekëve dhe për shkaqet e ngjarjes tragjike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026