Abuzime me tenderët, GJKKO lë në burg administratorin e UBT dhe 4 persona të tjerë
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për administratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranë dhe 4 zyrtarë të tjerë të këtij universiteti për akzuën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentesh. Konkretisht GJKKO ka lënë në burg:
1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)
2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
3- Mehmet Qoshja, – drejtor i prokurimeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
4- Altin Murto, – Drejtor i fondeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
5- Piro Zoga – Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’ – “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).
Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se zyrtarë të këtij universiteti kanë manipuluar nëntë tendera gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh.
Hetimet kanë zbuluar një skemë korruptive, ku janë përfshirë zëvendësrektori i universitetit, administratori dhe anëtarë të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me kompani private, duke përcaktuar fituesit e tenderave paraprakisht dhe duke falsifikuar dokumente për të rritur vlerën e kontratave publike.
E pranishme në protestë, deputetja Marjana Koçeku reagon për Euronews Albania
“Albania is not for sale”, mesazhet e afishuara nga protestuesit në muret e Kryeministrisë
Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
- 21:12 E pranishme në protestë, deputetja Marjana Koçeku reagon për Euronews Albania
- 20:59 “Albania is not for sale”, mesazhet e afishuara nga protestuesit në muret e Kryeministrisë
- 20:56 Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
- 20:37 Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës (VIDEO)
- 20:11 Forcat amerikane: Po monitorojmë Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur
- 20:03 Flasin protestuesit nga diaspora: Rama të japë dorëheqjen