Arrestimet në UBT, Bardhi e Peleshi debat për fjalimin e rektorit para grupit të PS
Operacioni i SPAK në Universitetin Bujqësor të Kamzës është shndërruar temë debate edhe në seancën plenare të kësaj të enjte mes krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe PD.
Gazment Bardhi duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës dhe ligjit fjalën që rektori i UBT mbajti para grupit parlamentar socialist, ironizoi duke thënë që me këtë lloj standardi maxhoranca duhet të dëgjojë çdo kriminel që është burgosur nga SPAK.
“Një rektor sipas Kushtetutës dhe ligjit presupozohet të jetë i depolitizuar, kërkoi strehim në grupin tuaj parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë korruptive që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor të Tiranës”, tha Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD.
Në kundërpërgjigje, kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi e cilësoi dezinformim atë që deklaroi Bardhi, duke shtuar se problemet e brendshme të partive nuk duhet të sillen në foltoren e Kuvendit.
“As rektori, as kryetari i PS, as kryeministri nuk ka thënë se PS do të mbajë një anë apo të thotë se kush është fajtor. Nëse kjo lidhet me tymnajat që ju shkaktoni për shkaqet tuaja të brendshme të zgjedhjeve dhe primareve dhe doni ta transferoni këtu në Kuvend, është zgjedhja juaj”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS, Peleshi.
Debatet për këtë çështje vijuan edhe më tej e në disa raste me tone të larta nga deputetët e të dyja krahëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta