Vllaznia do kthimin te fitorja, Bërdariç: Laçi i fortë, por jemi skuadër e madhe
Vllaznia vijon luftën në dy fronte këtë sezon dhe duket se do të jetë një skuadër që nuk dorëzohet. Krahas kualifikimit në kupë, shkodranët synojnë të marrin fitore edhe në kampionat, ku kundërshtari i radhës është Laçi, një ekip që vlerësohet maksimalisht nga trajneri Bërdariç.
“Duhet të jemi profesionistë, pasi e dimë që luajmë kundër një ekipi të fortë si Laçi. Është një ndeshje ndryshe nga ajo që patëm me Elbasanin këtu në Shkodër. Duhet të jemi të fokusuar për të fituar ndeshjen. Ne jemi një skuadër e madhe, jemi ende në shkurt dhe pothuajse e kemi arritur objektivin që ka klubi, që të shkojmë në Europë, dhe për këtë jemi të lumtur,” tha trajner i Vllaznisë, Thomas Bërdariç.
Dueli i kupës ishte i ngarkuar në aspektin fizik, ku lojtarët luajtën për 120 minuta dhe më pas u ekzekutuan penalltitë. Pavarësisht kësaj, grupi është thuajse i plotë, me ndryshime të vogla.
“I gjithë ekipi është i gatshëm, përveç Kahrimanoviçit, Spahiut dhe Qarrit. Lojtarët duhet të jenë gati dhe të meritojnë që të jenë në fushë. Kryesorja është që të vendosim më të mirët në fushë dhe të kemi të tjerë për të bërë ndryshime,” tha Bwrdariç.
Laçi-Vllaznia luhet të shtunën në orën 14:00, ndërsa në pasdite Elbasani pret në shtëpi Partizanin, një duel për zonën e Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)