Arrestohet 52-vjeçari në Këlcyrë, i gjendet kallashnikov në banesë
Një 52-vjeçar është arrestuar në Këlcyrë pasi policia, pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje, ka gjetur një kallashnikov në banesën e tij.
“Pas kontrollit të kryer në bazë të inteligjencës policore, u godit një rast i armëmbajtjes pa leje, ku u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, e cila ishte e mbushur me municion luftarak.
Policia e Përmetit, ushtroi kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, u gjet armë zjarri kallashnikov me municion që ky shtetas e mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi K. L., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun