I kërkuar nga Italia, arrestohet me qëllim ekstradimin 47-vjeçari në Berat
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted”, policia e Beratit ka arrestuar shtetasin M. B., 47 vjeç, banues në Berat, me qëllim ekstradimin në Itali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas Kodit Penal të Italisë.
Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale që kryente vjedhje me dhunë.
Operacioni policor u finalizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e shtetasit në kërkim, duke mundësuar kapjen dhe arrestimin e tij në Berat.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë