“Engjëll Agaçi po përgojohet”, Rama: Mjekët nuk jepnin garanci për jetën e tij

1 Mars 2025 | 12:46

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të Sali Berishës për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e PS në Kamëz, Rama tha se opozita dëshiron të bëjë veç spektakël me jetët e njerëzve, pa u bazuar në fakte.

Rama tha se ndërkohë që Agaçi ishte në spital dhe luftonte për jetën, Berisha thoshte se ai është në arrati.

Rama shpjegoi ecurinë e gjendjes shëndetësore të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, ku sipas tij, kishte qenë shumë e rëndë dhe mjekët nuk jepnin shpresa për jetën.

“Sekretari i Përgjithshëm niset për shkaqe shëndetësore në Itali, e fusin në sallë operacioni. Bën tre bypasse për shkak të një rreziku pas një operacioni të rëndë. Ndalon funksioni i mushkërive, e fusin në frymëmarrje të drejtuar. Mjekët thonin: ‘Nuk e dimë, ja ta shohim.’ Mjekët thonin: ‘Do të ndodhë hataja nga momenti në moment.’ Ndërsa këta përgojojnë njeriun në gjendje të rëndë, a ka nënë, baba, grua, vajzë… U arratis nga drejtësia, i morën laptopin. Vajti në SPAK, në Kryeministri, dhe vazhdojnë e marrin nëpër gojë: A ka ndodhur, a s’ka ndodhur? Si mund të debatoj unë me dikë për një fakt konkret të dikujt që është në spital dhe tani që po flasim, i duhet të rikuperojë mushkëritë e dëmtuara rëndë,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026