“Trump ia ka falur Ukrainën, Putinit”, Muçi: Pse dështoi takimi me Zelensky-n

1 Mars 2025 | 21:34

Takimi i dështuar mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt i mbajtur të premten në Zyrën Ovale ka qenë në qendër të diskutimeve këtë të shtunë.

Profesori dhe aktivisti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi tha se takimi dështoi pasi presidenti i SHBA-ve Trump ka pranuar kërkesat e Putinit, pasi sipas tij, Trump i intereson që konflikti të mbyllet sa më parë.

“Donald Trump, ka ardhur në pozitat e Putinit pasi ai do ta mbyllë këtë konflikt që nesër. Nëse evropa dhe qasja e Bidenit ishte që Ukraina duhet të qendronte nën sferën e influencës perëndimore, Trump ia ka falur Ukrainën, Putinit.

Unë jam kundër edhe ndaj qasjes së Biden. Por Putini kërkonte në radhë të parë heqjen e Zelenskyyt, kërkoi që Ukraina të mos futet në NATO dhe e treta, do të mbajë territoret që ka pushtuar plus Krimenë. Kjo ka qenë qasja e Putinit që në nisje të luftës.

Trumpi e ka quajtur Zelensky, diktator para se ta ftonte në takim. Ka tentuar të bëjë një marrëveshje për metalet e cila nuk i linte asnjë diskutimi Zelenskyt dhe së treti është ende e paqartë pozita e Amerikës sa i përket zonave të pushtuara nga Rusia. Praktikisht Trump i ka thënë Putinit “kërkesat e tua i ke, ne do bullizojmë më të dobëtin dhe do i japim fund konfliktit”,-tha Muçi.

Ai shtoi se edhe qasja e Biden dhe e Evropës që bënë që ky konflikt të tejzgjatej ka qenë e gabuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026