Plan franko-britanik për paqen, Starmer: Askush nuk do vijimin e konfliktit
Në një intervistë për BBC, kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të punojnë me Ukrainën për të hartuar një plan armëpushimi, i cili do t’i paraqitet më pas Shteteve të Bashkuara.
Sipas Starmer, nisma është ndërmarrë pas një bisede telefonike që ai ka zhvilluar me presidentët Donald Trump, Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelensky, pas dështimit të takimit të së premtes në Dhomën Ovale.
Gjatë intervistës, Starmer ka sugjeruar se “pak vende të tjera” mund të përfshihen në këtë përpjekje për uljen e armëve.
Ai e ka përshkruar këtë nismë si një “hap të rëndësishëm përpara”, pasi marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit u dëmtuan rëndë të premten.
“Askush nuk do që ky konflikt të vazhdojë, më shumë se të gjithë ukrainasit. Besoj se edhe Trump është i angazhuar për një paqe afatgjatë”, ka thënë kreu i qeverisë britanike.
I pyetur mbi detajet nëse plani në fjalë pranohet nga presidenti amerikan, Starmer ka thënë: “Kjo do të thotë se jemi në të njëjtën linjë sa i takon kushteve të marrëveshjes dhe se kjo linjë duhet mbrojtur”.
“Presidenti Zelensky ka të drejtë kur shqetësohet dhe kur thotë se në rast të një ujdie, ajo duhet të mbajë. Për këtë arsye kemi folur për garancitë, për mënyrën se si do ta mbrojmë marrëveshjen nëse ajo arrihet”, ka shtuar Starmer, pak përpara fillimit të samitit të liderëve evropianë në Londër.
LEXONI GJITHASHTU:
80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak