Milani nuk di të fitojë, vështirësohen më tepër llogaritë për Evropën
Milani do ta ketë shumë të vështirë të marrë pjesë në Çempions sezonin e ardhshëm, ku pas humbjes ndaj Lacios, e sheh veten 6 pikë larg kupave të Evropës. Në San Siro, kuqezinjtë u mposhtën në shifrat 1-2.
Conceicao po e bën gjithnjë e më të pamundur qëndrimin e tij në krye të Milanit, pasi pësoi një tjetër humbje në kampionat, por jo vetëm kaq, pasi tekniku portugez vështirëson edhe më tepër llogaritë për zonën Euro. Aktualisht skuadra e sheh veten 6 pikë larg Conference League, që kurrsesi nuk mund të konsiderohet një objektiv. Të dielën kuqezinjtë u mposhtën në shtëpi, në një duel që mund të konsiderohet direkt me Lazion.
Me një lojtar më pak në 20 minutat e fundit, por dhe me një lojë jo bindëse e probleme në aspektin difensiv, Milan u mposht 1-2. Zaccagni shënoi në fraksionin e parë, por në të dytën Chukëueze riktheu ekuilibrat, teksa në limite një penallti e shndërruar në gol nga veteran Pedro vulosi fitoren për kryeqytetasit.
Kjo ishte disfata e tretë radhazi për Milanin me kundërshtarë si Torino, Bolonja e tani Lazio. Trajneri Conceicao prej javësh nuk është i qetë, ndërsa drejtuesit po mendojnë për zëvendësimin e tij. Ecuria e skuadrës ka qenë aspak pozitive e një shkarkim i portugezit është i pritshëm nga momenti në moment.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të BE-së