A do të jenë fituesit e primareve në listën e mbyllur? Berisha sqaron procedurën

3 Mars 2025 | 12:58

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë për shtyp ku foli mbi procesin e primareve brenda PD-së, por edhe për marrëveshjet për koalicionet me aleatët.
Berisha sqaroi se nuk ka ngecje në lidhje me negociatat me aleatët për koalicionet. Ai tha se marrëveshja do të dorëzohet në KQZ sipas afatit, i cili mbaron në mesnatën e sotme.

“Nuk ka ngecje të negociatave me aleatët. Negociatat ecin mirë, marrëveshja do dorëzohet në mesnatë. Është në vazhdim e sipër, por nuk ka ngecje. Jo, nuk ka ngecje. Probleme të mëdha nuk kemi, megjithatë do shohim fundin. Janë në negociata, vazhdojnë negociatat,” tha Berisha.

Kryedemokrati theksoi se procesi i primareve nuk është organizuar për të siguruar vende në listat e sigurta, por shtoi se ata që kanë marrë më shumë vota do të jenë deputetë në Kuvend. Ai pranoi se faktorë të tjerë, si aleatët në listat e PD-së, apo kuotat gjinore, do të ndikojnë gjithashtu në përpilimin e listave, krahas rezultatit të primareve.

“Kjo garë nuk u bë për të qenë në listat e sigurta. Ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvend. Në përpilimin e listave të mbyllura ky është një kriter kryesor. Ka edhe faktorë të tjerë si aleatët aty. Por po, ky do të jetë kriter. Kuotat ama do të respektohen,” tha Berisha.

Berisha shtoi se kontributi në parti do të jetë gjithashtu një kriter për hartimin e listave, por tha se është gati e pamundur që ata që nuk kanë kandiduar në primare të jenë pjesë e listave.

“Sigurisht vlerësimi për ata që kanë kontribuar ekziston, nuk mund të mohohet. Por vendosja apo jo në listën e hapur, edhe në listën e mbyllur, përcaktohet nga disa kritere dhe jashtë ndërhyrjes së këtyre kritereve, nuk do të ketë ndikime të tjera. Ata që nuk kanë arritur pragun, sigurisht preferencën e kanë ata që arritën pragun, kjo nuk ka diskutim. Por pragu nuk është një kusht për të qenë ose jo në listë sepse mund të zbresë në varësi nga kriteret që thashë më sipër. Se edhe ky që është mbi prag, mund të zbresë nën prag pastaj. Nuk merret dot. Sikundër thamë numrin e kandidatëve që duhen në listën e hapur. Absolutisht sa vende mbeten bosh, do merren nën prag. Pra, pragu është një kriter…
Përveç primareve, kryesia e PD-së në princip nuk do të ketë propozime të veta. Por kryesisë nuk mund t’ia mohosh të gjithë drejtën. Unë mendoj se kryesia ka detyrë të mbrojë parimet e statutit. Ai është një forum i lirë ku mendime mund të shprehë dhe do të diskutohen. Por jashtë kësaj praktike, njerëz që nuk janë futur në primare, shumë e vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë,” tha Berisha

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026