Qafoku zbulon se sa deputetë do t’i marrin aleatët PD-s dhe qarqet
Gazetari Roland Qafoku ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth primareve të mbajtura në Partinë Demokratike.
Ndër të tjerat ai tha se të paktën 4 deputetë do të jenë nga Partia e Lirisë që do të futen në listat e mbyllura të koalicionit të opozitës së bashkuar.
“Të paktën për aleatët, e sigurt është që për Partinë e Lirisë, Ilir Meta në Tiranë, Tedi Blushi në Korçë, Erisa Xhixho në Fier dhe Edmond Haxhinasto në Elbasan, janë katër emra të Partisë së Lirisë që do të futen në listën e PD. Katër vende nuk janë pak sepse Partia e Lirisë nuk ka tashmë fuqinë që ka pasur, por zoti Berisha është treguar korrekt. Këta do jenë deputet që në orën 7 që fillon votimi. Gjithashtu do jenë edhe aleatët e tjerë, Fatmir Mediu, Vangjel Dule. Por ajo që është shqetësuese, është se nuk ka një frymë që Partia Demokratike mund ti fitojë këto zgjedhje”,-tha Qafoku.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset