GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për sekuestrimin e celularit

4 Mars 2025 | 10:03

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit të tij në zyrën e Bashkisë, në datën 10 shkurt.

Veliaj nuk u paraqit në ambientet e GJKKO-së, por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës. Gjyqtari Erjon Bani vendosi gjatë seancës të mos rikthente aparatin celular të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Aparati celular është marrë si dëshmi për hetimin sa i përket provave për të cilat më pas është bërë dhe arrestimi i Veliajt.

GJKKO ka rrëzuar më herët dhe kërkesën e Ajola Xoxës lidhur me sekuestrimin e aparatit celular por dhe sendeve të tjera që shërbejnë për hetim.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
22:07 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026