Ish-këshilltari i Netanyahut në Euronews Albania: Zgjidhja që paraqes për Gazën
Në një intervistë për gazetarin Thimi Samarxhiu në Euronews Albania, Daniel Rubenstein, ish-këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, foli mbi situatën në Rripin e Gazës.
Rubenstein deklaroi se gjendja në Gaza mund të ndryshojë vetëm me krijimin e një qeverie të re që të garantojë paqen dhe sigurinë në rajon.
Rubenstein theksoi se Hamasi ka marrë nën kontroll ndihmat humanitare në Gaza dhe po i takson ato, duke i lënë qytetarët palestinezë dhe pengjet izraelitë pa ushqim.
“Momentalisht, Hamasi kontrollon Gazën dhe është i njëjti entitet që kreu sulmet terroriste. Ata po keqpërdorin ndihmat dhe po torturojnë pengjet. Nëse duam një paqe të qëndrueshme, duhet të kemi një qeveri të re në Gaza,” u shpreh Rubenstein.
I pyetur nga moderatori se kush mund ta qeverisë Gazën, ish-këshilltari i Netanyahut tha se duhet të jetë një strukturë që angazhohet për paqe dhe që nuk kërkon shkatërrimin e Izraelit.
Lidhur me të ardhmen e Gazës, ai shtoi se diskutimi mbi një zgjidhje me dy shtete duhet të negociohet, por për sa kohë që Hamasi mbetet në pushtet dhe vazhdon politikën e tij agresive, paqja mbetet e paarritshme.
Në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, Rubenstein vlerësoi Shqipërinë për mbështetjen historike ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon