Opozita në Serbi hedh sërish tymuese në Kuvend, reagon prokuroria
Deputetët e opozitës në Serbi lëshuan të martën dy herë bomba tymi dhe aktivizuan mjete piroteknike në Kuvend.
Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë, i pranishëm në vendngjarje, raportoi se tymi nga mjetet piroteknike, mund të nuhatej edhe në korridoret e kuvendit.
Prokuroria e Parë Themelore Publike ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se prokurori ka dërguar kërkesë tek organet kompetente për mbledhjen e informatave të nevojshme. Siç thuhet në deklaratë, zyrtarët policorë janë urdhëruar që të vërtetojnë faktet përkatëse dhe të mbledhin të gjitha provat në dispozicion për të përcaktuar identitetin e personave që kanë sjellë dhe kanë përdorur mjetet piroteknike, si dhe se si janë futur në objektin e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, raporton Danas.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk