Mediu për partitë e reja: Nëse nuk marrin mandate, i shërbejnë Ramës

4 Mars 2025 | 21:30

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në emisionin Now në Euronews Albania se partitë e vogla që garojnë më vete ose në koalicion pa një parti të madhe i shërbejnë Edi Ramës nëse nuk arrijnë të marrin dot asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që votat të përkthehen në mandate në këtë sistem që kemi janë koalicionet sa më të gjera dhe të organizuara, siç është ai i PD dhe aleatëve.

“Që të ndryshosh Shqipërinë duhet të marrësh mazhorancën, për këtë duhet një koalicion sa më i organizuar dhe i gjerë. Nëse i kishim 26 subjektet më vete do merrnin një numër të caktuar votash por që nuk do përktheheshin në mandate.  Edhe subjektet e tjera që kanë dalë vetëm ose në koalicion, problemi më i madh i sistemit është se nëse ato vota nuk kthehen në mandate shkojnë në favor të Edi Ramës, se Rama në 2019 bëri ndryshimet e Kushtetutës me këtë qëllim që të mos lejonte koalicionet e përbëra, se atëherë do ishte ndryshe situata, do kishte konkurrime të përbashkët por secili subjekt do kishte mandatet e veta”, tha Mediu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026