Ambasadori gjerman: Presim që aktorët politikë të njohin zgjedhjet
Ambasada gjermane në Tiranë në një reagim mbi zgjedhjet e 25 prillit, thuhet se Kodi i ri Zgjedhor e kaloi me sukses testin e parë. Ambasadori Peter Zingraf thotë se është duke pritur raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për konkluzione por shton se dita e votimit ka shkuar “thuajse kudo e paqtë”.
Zingraf në deklaratën e tij thekson nga ana tjetër se “të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri”.
“Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt. Unë shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve”, shprehet ambasadori gjerman.
Për rrugën e Shqipërisë në integrimin në BE, ai thotë se pret që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive dhe përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara.
Në fund, Zingraf përgëzoj Partinë Socialiste për fitoren dhe ka përgëzuar Partinë Demokratike, e cila sipas tij ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit.
“Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet ambasadori gjerman.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus