Eurostat: Punonjësit në Shqipëri me pagat më të ulëta në Europë
Një orë pune në Shqipëri paguhet më pak se në vendet e tjera në rajon dhe Europë. Vlerësimi del në raportin e fundit të Eurostat dhe i referohet vitit 2022.
Punonjësit shqiptarë janë më të keqpaguarit në Europë për orë pune. Vlerësimi bëhet në raportin e fundit të Eurostat, i cili ka krahasuar pagën në euro për një orë pune dhe fuqinë blerëse në vitin 2022.
Në shifra, punonjësit shqiptarë, paguheshin 2.47 euro, boshnjakët 4 euro dhe serbët 4.43 euro për orë, ndërsa vendet e tjera të rajonit nuk janë përfshirë në studim.
Në ndarje gjinore, femrat merrnin 2.63 euro në orë, ndërsa meshkujt 2.39 euro për një orë pune. Edhe sipas standardit të fuqisë blerëse, që i bën të dhënat më të krahasueshme për shkak se eliminon diferencat mes çmimeve, Shqipëria renditet e fundit.
Thënë ndryshe, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën e ofertës në treg, në krahasim me banorët në Bosnjë Hercegovinë e Serbi.
Nga ana tjetër, paga më e lartë mesatare bruto për orë u regjistrua në Danimarkë me 29.8 euro dhe në Luksemburg 24 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik