Kandidatët që siguruan mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 25 prillit
Vetëm tre kandidatë të renditur poshtë listës fituese mundën të thyejnë herësin (numrin mesatar të votave për çdo mandat të një partie) gjatë zgjedhjeve të 25 prillit duke i marrë mandatin e deputetit “të preferuarve të kryetarëve”.
Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi nga Partia Socialiste në Tiranë dhe Luçiano Boçi nga Partia Demokratike në Elbasan mundën t’i merrnin vendin drejtuesit të PS-së Tiranë Ervin Bushati, deputetit aktual Fidel Ylli dhe kryetarit të PD-së Elbasan Eugen Isai.
Tre emra të tjerë deputetësh mbeten për t’u konfirmuar pasi Monika Kryemadhi të vendosë nëse do të marrë mandatin në Fier apo Tiranë, Kryeministri Edi Rama nëse do ta marrë mandatin në Durrës apo Vlorë dhe nëse KQZ do të pranojë tërheqjen e Tom Doshit nga mandati në Shkodër, aty ku ai ka dalë më i votuari ndër gjithë kandidatët e tjerë – dhe mandatin ta marrë Meri Merkiçi.
Më poshtë Euronews Albania sjell renditjen e kandidatëve fitues për çdo qark:
Tridhjetegjashtë mandatet e qarkut Tiranë ndahen si më poshtë:
Ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ish-zëvendësministri Plarent Ndreca dhe deputetët Ervin Bushati, Fidel Ylli apo Eljo Hysko ishin disa nga politikanët e njohur në radhët e PS-së që nuk arritën të thyenin herësin dhe të kalonin në listën fituese.
Nga ana tjetër për PD-në patën të njëjtin rezultat emra si ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi dhe ish-deputetët Gent Strazimir e Asllan Dogjani ndërsa nuk mundën të siguronin mandatet e para Ivi Kaso, Dorjan Teliti dhe Orjela Nebijaj.
Për LSI-në Përparim Spahiu ishte ndër më të votuarit, por edhe ai nuk mundi të sigurojë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin.
Në qarkun e Elbasanit ndarja e 14 mandateve është si më poshtë:
Ndarja e 12 mandateve të qarkut Vlorë është si më poshtë:
Katërmbëdhjetë mandatet e Durrësit shpërndahen si më poshtë:
Shtatë mandatet e Beratit ndahen si më poshtë:
Njëmbëdhjetë mandatet e Shkodrës ndahen si më poshtë:
Njëmbëdhjetë mandatet e Korçës ndahen si më poshtë:
Pesë mandatet e Dibrës ndahen si më poshtë:
Katër mandatet e Gjirokastrës ndahen si më poshtë:
Tre mandatet e Kukësit ndahen si më poshtë:
Shtatë mandatet e Lezhës ndahen si më poshtë:
Gjashtëmbëdhjetë mandatet e Fierit ndahen si më poshtë:
LEXONI GJITHASHTU:
Vota preferenciale, herësi që duhet të thyejnë kandidatët për secilin qark
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut