Berisha: Gazifikimi i Shqipërisë, një prioritet kombëtar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria duhet të shfrytëzojë në maksimum potencialin e gazsjellësit TAP, duke e konsideruar një “mëkat” dhe “të pafalshme” mospërdorimin e tij për zhvillimin energjetik të vendit.
Gjatë një deklarate publike, Berisha theksoi se gazifikimi i qyteteve do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, duke nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të termocentraleve me gaz, të cilat do të përmbushin standardet më të larta mjedisore.
“Kontratat ekzistuese me TAP-in i mundësojnë Shqipërisë të ndërtojë mbi 500 megavat termocentrale me gaz. Energjia do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë dhe do të ndryshojë jetën e qytetarëve shqiptarë,” tha Berisha.
Ai gjithashtu kritikoi politikat aktuale të energjisë, duke argumentuar se Shqipëria, me një nga gazsjellësit më të fuqishëm të kontinentit që kalon nëpër territorin e saj, nuk duhet të mbështetet tek importi i gazit të lëngshëm, por të shfrytëzojë resurset e veta natyrore.
“Ëndrra shqiptare në fushën e energjisë do të bëhet realitet. Pasuritë e jashtëzakonshme natyrore që ka vendi ynë do të kthehen në mirëqenie dhe begati për qytetarët shqiptarë,” përfundoi ai.
Berisha kujtoi se gjatë qeverisjes së tij, në periudhën 2009-2013, u firmosën kontrata për ndërtimin e 434 hidrocentraleve në Shqipëri, përfshirë Kaskadën e Devollit, një nga projektet më të mëdha hidroenergjetike në Europë në atë kohë.
“Në vitet 2009-2013, u firmosën kontratat për ndërtimin e 434 hidrocentraleve në Shqipëri, dhe u inauguruan punimet për dhjetëra prej tyre, ndër të cilës Kaskada e Devollit, që në kohën kur ndërtohej ishte hidrocentrali më i madh në Europë dhe ndërtohej nga kompania numër një në botë për ndërtimin e hidrocentraleve, Statkraft”, tha Berisha.
Sipas tij, Shqipëria ka potencialin të bëhet një superfuqi energjetike në rajon, me investime të rëndësishme në gazifikimin dhe infrastrukturën energjetike të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West