Mbyllja e Tik-Tok për një vit, Berisha njofton protestë kombëtare
Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat këtë të enjte, ku një ndër çështjet për të cilat ka diskutuar, ishte dhe njoftimi për mbylljen e platformës Tik Tok që u dha ditën e sotme, vendim ndaj të cilit Berisha shprehet kundër tij.
Lidhur me këtë, kreu i PD-së ka ftuar në një protestë kombëtare të gjithë të rinjtë ti bashkohen për të rrëzuar këtë vendim të qeverisë, të cilin ai e quan një akt censure.
“Është njoftuar vendimi nga qeveria për ndalimin e Tik-Tok për 12 muaj me këtë akt censure të mbi 1 milion përdorues të saj në Shqipëri. Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.
Ky akt censure është një akt i mirëfiltë fanatizmi nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. Tik tok është një platformë komunikimi e cila sot ka pëlqimin masivisht të të rinjëve në Shqipëri dhe në botë. Të pretendosh se po ecën drejt Europës në këtë formë, bëhet një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, dhe dëshmon se udhëtimi europian i Shqipërisë është një hipokrizi për Ramën.
Nisur nga ky rast, ftoj gjimnaziztët, të rinjtë, qytetarët të nisim betejën për çlirimin e Tik Tok me datë 15 mars, nga ku do të zhvillojmë protestë të përgjithshmë kombëtare në “Sheshin Skëndërbej” para kryeministrisë. Një protestë më të cilën kërkohet anullimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e Tik Tok-ut. Ftoj të rinjtë dhe prindërit mos të bëhen viktimë e mashtrimit të Ramës”, deklaroi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë