“Projekte të mbifaturuara”, debat i ashpër mes Fugës dhe Gjinushit në Akademi
Një debat i ashpër është zhvilluar në mbledhjen e Akademisë së Shkencave mes profesorit Artan Fuga dhe kryetarit të Akademisë, Skënder Gjinushi.
Gjatë diskutimit mbi raportin vjetor, Fuga ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si është paraqitur ecuria e institucionit, duke e akuzuar atë për mungesë transparence dhe vetëkritikë.
“Ne këtu kemi vetëm suksese, por shkenca në Shqipëri ka probleme. Kritika është thelbësore për përmirësimin e punës shkencore, ndërsa raporti juaj nuk përmban asnjë analizë mbi vështirësitë ekzistuese”, – tha Fuga.
Një tjetër kritikë e fortë e Fugës ishte mbi ndarjen dhe menaxhimin e projekteve shkencore brenda Akademisë.
“Më duket e tepërt që një individ të ketë 7 apo 10 projekte me mijëra euro brenda një viti. Si realizohen këto projekte? Ku është transparenca? Këto janë çështje që duhen sqaruar”, – theksoi Fuga.
Nga ana tjetër, Skënder Gjinushi kërkoi që kritikat të jenë më konkrete dhe jo të mbeten në nivel teorik, ndërsa diskutimi mes tyre ka kaluar në tension.
“Tani vërejtjet bëhen konkrete, nuk bëhen teori. Përndryshe, do marrësh përgjigjen e duhur”, – tha Gjinushi.
“Mos hidh shashka këtu”, – tha Gjinushi
“Ju lutem ruani etikën”, – iu kthye Fuga.
“Ruani etikën, më lini të flas”, – vijoi Fuga.
Pavarësisht ndërhyrjeve, Fuga tha se nuk e miratonte raportin vjetor të Akademisë, për shkak të qasjes së tij jo kritike dhe mungesës së analizës objektive të sfidave të institucionit.
Ky debat vjen në një moment kur Akademia e Shkencave është përballur me kritika mbi mënyrën e funksionimit dhe rolin e saj në zhvillimin e shkencës në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut