“Dëgjova ulërima te ndërtesa ku u vra palestinezja”,fqinja: Ditaret ishin mbyllur…
Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Tiranë e palestinezes 24-vjeçare Rayyan Alwan, e cila u qëllua për vdekje me thikë nga i ati në Tiranë. Viktima rezulton të ketë qenë më përpara e martuar, por ishte divorcuar dhe nga martesa e saj kishte 3 fëmijë, të cilët janë me babain e fëmijëve.
Familjarët në Gjermani kanë dhënë dëshmi duke thënë se 25-vjeçarja bënte jetë të lirë dhe larg parimeve të Islamit, gjë që është kundërshtuar, sidomos nga babai i saj Fadi Alëan.
Një banore e zonës ku ka ndodhur ngjarja tha për emisionin “People” se ajo kishte dëgjuar të bërtitura që vinin nga sipër por nuk ka kuptuar se ato vinin nga kati i fundit i banesës.
“U tronditëm se hymë e dalim gjithë ditën me fëmijët. Unë e vetmja gjë që kam dëgjuar janë disa të bërtitura. Unë të dielën kam dëgjuar disa të bërtitura, të cilat nuk po e merrja vesh nga më vinin. Ngjarja u mor vesh të enjten, por unë të dielën në drekë kam dëgjuar britma. Dritaret kanë qenë të mbyllura, unë dëgjova vetëm zhurma që vinin nga sipër”,-tha banorja.
Banorja tha se lagja aty ka qenë gjithmonë një lagje e qetë me familjarë, ndërsa kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.
Pretendohet se e reja edhe është dhunuar për shkak të parimeve të saj. Në biletat e tyre të udhëtimit është gjetur një numër identifikimi dokumentesh kosovare për të dy, por është e paqartë çfarë janë pasi kalimi është bërë me dokumente greke.
Kjo ka bërë që Policia e Tiranës të kërkojë informacion edhe te pala kosovare nëse dy palestinezët kishin apo jo mjete identifikimi nga Kosova. Autori i dyshuar Fadi Alëan dyshohet se fshihet në Liban, por deri tani nuk është kapur. Policia pistë kryesore ka konfliktet që e reja kishte me familjarët e saj, të krijuara pas divorcit për shkak të jetesës që bënte.
Fadi Alwan mbërriti me të bijën nga Gjermania në Tiranë më 19 shkurt, nuk i tregoi askujt identitetin, dyshohet se e vrau me thikë në dhomën me qira në katin e tretë të një godine në në rrugën “Gjon Muzaka”, dhe iku me avion drejt Athinës, i qetë, ende pa u gjetur trupi i pajetë i së bijës, të cilën e zbuloi më 27 shkurt pronarja e banesës. Ai mori gjithçka me vete, pasaportën e vajzës, celularin e saj me shpresën se nuk do zbulohej. Nga Athina, në planin e tij të mirëorganizuar, 49-vjeçari palestinez udhëtoi drejt Amsterdamit, e më tej drejt Libanit. Lokalizimi i fundit është bërë atje dhe në bashkëpunim me Interpol po punohet për arrestimin
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq